LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 13:01

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e tyre të 69-të këtë të premte, ndërsa qytetarët vazhdojnë të mblidhen çdo mbrëmje në bulevard, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK.

Për 68 ditë, protestuesit kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vazhduar aksionin qytetar, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa Edi Rama të japë dorëheqjen.
Në ditën e 69-të, qytetarët pritet të dalin përsëri në rrugë, ndërsa protesta pritet të shoqërohet me një marshim dhe thirrje kundër qeverisë.

Ndër sloganet që pritet të dëgjohen janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria do revolucion”, “Të erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk është në shitje” dhe “Bashkimi është fuqi”.
Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e rrugëve, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Organizatorët dhe qytetarët pjesëmarrës kanë njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE