LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 15:03

femija 10 vjecar g*ditet nga motorri dhe makina (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga rrugët e Tiranës ku bëhet me dije se një fëmijë afro 10-vjeç është aksidentuar dy herë.

Paraprakisht raportohet se i mituri është përplasur fillimisht nga një motomjet që drejtohej nga një 27-vjeçar, i cili thuhet se nuk kishte leje qarkullimi.

Pas pak minutash, në të njëjtën rrugë, “Llazi Miho” në kryeqytet raportohet se 10-vjeçari është përplasur nga një tjetër automjet, që drejtohej nga një 47-vjeçar, i cili mësohet se është zhdukur nga vendngjarja pas aksidentit të shkaktuar.

Mirëpo, falë ndërhyrjes së menjëhershme të bluve të Tiranës, dy personat që aksidentuan të miturit janë vënë në pranga. Ndërsa 10-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht raportohet se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i automjetit bëhet me dije se po procedohet penalisht në gjendje të lirë nga blutë e Tiranës. Rasti ka kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e kryeqytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE