LAJME / E Premte 18 Korrik 2025, 00:12

Vijon ‘pastrimi’/ Pas disa bashkive, edhe në Kamëz drejtorët e kryetarët e njësive dorëhiqen!

Urdhrit të kryeministrit Rama për të rinovuar dhe rienergjizuar ekipet drejtuese të bashkive i janë bindur edhe drejtuesit e Njësive Administrative dhe drejtorët e Bashkisë Kamëz.

Të gjithë drejtorët dhe nënkryetarët kanë depozituar dorëheqjet e tyre, ashtu si edhe kryetarët e njësive, duke i hapur rrugë emrave të rinj dhe energjive të reja në administratën vendore.

Tani pritet që kryebashkiaku Rakip Suli të pranojë dorëheqjet, siç kanë vepruar të gjithë kryebashkiakët e tjerë të Partisë Socialiste, dhe të emërojë drejtues të rinj në pozicionet përkatëse, nga nënkryetarët e me radhë.

Ky proces ka nisur prej disa ditësh në bashki të tjera nga Kruja në Vlorë e më tej ku drejtuesit lokalë kanë dorëzuar dorëheqjet, në përputhje me vendimin politik të mazhorancës. Deri më tani, asnjë kryebashkiak i PS-së nuk ka dalë kundër këtij procesi, për sa kohë dorëheqjet janë dorëzuar vullnetarisht.

Përjashtim bëjnë drejtuesit e bashkive të drejtuara nga Partia Demokratike, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtij procesi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE