LAJME / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 18:06

VIDEO/ “Ka ardhur koha të pastrojmë qytetet nga merimangat e kabllove”, Rama: Transport i gjelbër, 5G dhe investime të reja urbane

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime të thella në transportin publik, ujësjellës dhe hapësirat urbane. Një nga detyrat kryesore do të jetë sistemimi i kabllove ajrore dhe kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces.

“Është tanimë plotësisht e mundur që të pastrojmë qytetet tona nga fijet plastike të merimangave dhe siç e tregon inventari, pjesa dërrmuese e këtyre kabllove janë pa funksion, por qëndrojnë aty tërësisht si shenjë e harresës dhe mungesës së vëmendjes”, tha kryeministri.

Në 10 ditët e para të korrikut do të prezantohet edhe programi Rilindja Urbane 2.0 që adreson një sërë problematikash duke ndërhyrë në të gjitha pikat që kanë mbetur më pak të investuara, tha Rama.

“Ka ardhur koha të marrë një drejtim shterrues, të adresojë të gjitha pjesët e mbetura të painvestuara, janë në fakt shumë më pak se sa pjesë të investuara të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Do duhet një ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe për t’i dhënë përgjigje edhe atyre nevojave të mbetura të paadresuara të segmentit akoma të munguar të rrjetit të përgjithshëm. Së dyti, do të adresojmë nevojën për të çuar në një nivel tjetër transportin urban dhe interurban.

Pika më e dobët është transporti i sezonit të pikut kur bëhet shumë e vështirë për turistët dhe vizitorët të lëvizin me mjete të transportit publik. Është e rëndësishme të hyjmë në një fazë kur transporti të jetë plotësisht i gjelbër, me autobusë elektrikë dhe së dyti, për të ndërtuar një sistem përdorimi dhe administrimi të këtyre mjeteve nga bashkitë.

Do ta shtrijmë tanimë në të gjithë territorin, do të kemi një park logjistik që do u shërbejë bashkive për të gjitha punimet e pastrimeve, mirëmbajtjes etj që lidhen me situata post-emergjencë. Do të mbështesim një program për të krijuar kapacitete më domethënëse për parkimet”, tha kryeministri.

Rama shtoi se do të ketë financim për start up-et për shkak të kërkesave të larta.

“Kemi edhe programin për shtrirjen e start up-eve edhe në territore të tjera, kemi rritje të ndjeshme të kërkesave në programin Start Up Albania, për të cilin do të nxjerrim edhe financim të ri, spese kërkesat cilësore kanë qenë më shumë. Kompanitë e përbashkëta për të cilat ka nisur një proces, kemi një sërë bërthamash tani më të krijuara. Kompani të përbashkëta mes njësive të pushtetit vendor dhe fermerëve apo sipërmarrësve në fshat. Dhe kjo patjetër edhe me programin tjetër që do të fillojë të jetë i hapur për shprehje të interesit, që është programi dyfisho sipërmarrjen tënde. Këto pika i sjell këtu për shkak se është e rëndësishme që ju të angazhoheni së bashku me ministrin për të bërë të mundur që manifesti i Rilindjes 2.0 që do të publikohet në konferencën kombëtare që do të bëjmë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, të jetë sa më i plotë dhe të të gjithë ta gjejnë veten me prioritete apo objektivat e tyre”, tha Rama.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se synohet që zonat e populluara të mbulohen nga rrjeti 5G.

“Të gjitha zonat e populluara të jenë të mbuluara nga rrjete me shpejtësi të lartë, performancë 5G. Objektivi është ndërtimi i një shoqërie gigabit ku qytetarët dhe bizneset të kenë akses në shpejtësi të lartë”, tha Karakaçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE