
Dasma e Kidës ka mbledhur në një mbrëmje të veçantë disa prej emrave më të njohur të showbiz-it shqiptar. Mes të ftuarve ka qenë edhe një prej figurave të njohura, e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente nga ceremonia.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi nga mbrëmja, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi elegant. Përveç pozave solo, ajo ka ndarë edhe momente pranë çiftit të sapomartuar, duke sjellë një tjetër këndvështrim nga festa.
“Love stories will always be my favorite”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.
Fotografitë kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente dhe emoji zemrash.

Dasma e Kidës duket se ka qenë një prej eventeve më të spikatura të kësaj vere, duke bërë bashkë personazhe të shumta të njohura të showbiz-it shqiptar.
