LAJME / E Diel 13 Shtator 2026, 20:08

Protesta në rrugë, qytetarja ngre alarmin: “Po na grabiten tokat nga persona të ardhur nga Dubai”

Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për tokat dhe duke kërkuar largimin e qeverisë.

“Gjaku në gju të shkojë, ai tokat tona nuk i merr”, u shpreh ajo, duke kundërshtuar marrjen e tokave që, sipas saj, u përkasin qytetarëve.

Ajo akuzoi persona të ardhur nga jashtë se kanë përfituar sipërfaqe të mëdha toke në Fier.

“Kanë ardhur nga Dubai e kanë marrë nga 50 dynym tokë. Nuk janë më të mençur se ne. Ky shtet është qelbur, të shporren një sahat e më parë, ta marrë rinia dhe kush është më i mençur”, deklaroi qytetarja.

Në fund, ajo u shpreh se protesta po merr gjithnjë e më shumë përmasa.

“Protesta sa vjen e bëhet më e fortë”, tha ajo.