
Gjakova ka vetëm tri banore të komunitetit serb, mirëpo partia e Nenad Rashiqit, Za Slobodu Pravdu i Opstanak ka tubuar gati 300 vota në këtë qytet.
Kur janë numëruar 100 për qind të votave në Gjakovë për zgjedhjet që u mbajtën më 7 qershor, partia e Nenad Rashiqit ka marrë 284 vota, ndërkaq Rashiqi ka marrë 73 vota.
Pas tij është Tijana Veljkoviq me 56 vota dhe Milovan Zuviq me 43 vota. 30 vota ka Vesna Pantoviq.
Partia e Rashiqit në total ka fituar 0.81 për qind ose 5 mijë e 165 vota.
Shumë vota, partia e Rashiqit ka marrë edhe në Ferizaj teksa në regjistrimin e fundit të popullsisë në këtë qytet janë regjistruar 23 banorë të komunitetit serb.
Rashiqi ka marrë 57 vota, Veljkoviq 52 ndërkaq Pantoviq 20, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
