LAJME / E Enjte 25 Qershor 2026, 00:12

Vëllai vr;et vëllain për duaj të sanës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me humbjen e jetës së njërit prej tyre.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, dy vëllezërit ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, kur mes tyre ka shpërthyer një konflikt. Gjatë sherrit, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllanë e tij, E. Rr., 74 vjeç.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPEtë rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë