
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ndarë mesazhin që i ka ardhur nga Flamur Isufi, vëllai i oficerit Ardian Isufi që u përfshi në konflikt me një kamerier në Vlorë.Isufi pretendon se vëllai i tij nuk ka qëlluar, por ka ndërhyrë për të shuar konfliktin pasi i riu ka fyer klientin.
“Edhe një herë për keqtrajtimin e kamarierit në Vlorë! Kam dënuar dhe dënoj me forcën më të madhe goditjen e 17-vjeçarit për një shishe uji në lokal!
Por vëllai i oficerit të policisë që u akuzua për goditjen e kamarierit mohon në mënyrë kategorike se oficeri ka goditur vetë kamarierin, ndërkohë që një grup prej disa vetësh kanë goditur dhe plagosur rëndë oficerin, i cili ndodhet në reanimacion.
Avokati i oficerit insiston se ky i fundit nuk e ka goditur 17-vjeçarin! Për transparencë, po publikoj këtu mesazhet që ka dërguar në telefonin tim Flamur Isufi, vëllai i oficerit! Uroj që jashtë çdo subjektivizmi, kjo ngjarje të zbardhet plotësisht”-shkruan Berisha
”Unë që po të shkruaj quhem Flamur Isufi. Unë jam vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi.
Ngjarja nuk është si jua kanë thënë. Vëllai im nuk e ka goditur kamarierin, përkundrazi, për të shmangur konfliktin në tavolinë, për shkak të sjelljes provokuese të kamarierit, që qe e paramenduar nga pronari i lokalit për shkak të detyrës që ka mbajtur në policinë e Vlorës, është ngritur nga tavolina dhe e ka këshilluar të jetë i sjellshëm me klientët. Kamarieri ka vazhduar debatin me personin tjetër, duke e ofenduar. Personi i ndodhur përballë fyerjeve godet me pëllëmë kamarierin. I ndodhur përballë këtij fakti, vëllai im është futur në mes dhe i ka ndarë, duke hequr personin që kishte në tavolinë. Në asnjë moment vëllai im, siç e shikoni dhe në video, nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm që të cenonte kamarierin”-thuhet ndër të tjera në mesazhin e shkruar nga vëllai i oficerit, i cili po ashtu shton se ky i fundit është në reanimacion me shpatull të thyer, me fraktura në trup, në kokë dhe fytyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
