
Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme strukturat e PS të Tiranës për të nisur punën për fushatën zgjedhore për Bashkinë e Tiranës.
Dhe pse Erion Veliaj ka kërkuar pezullim të dekretimit të zgjedhjeve të firmosur nga presidenti Bajram Begaj, PS-ja nuk ka bërë asnjë hap, por përkundrazi, Rama po vijon punimet për hartimin e një fushate dominuese per zgjedhjet e 9 Nëntorit.
Burimet bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 16:30 në një prej hoteleve në qendër të Tiranës për të organizuar të gjitha strukturat në dispozicion të kandidates Ogerta Manastirliu. Ndërkohë drejtuese e fushatës për Tiranën do të jetë zv/kryeministrja Belinda Balluku.
“Te nderuar. Ju njoftojme se Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, mbledh ne takim Strukturat Politike te Tiranes; neser, e Premte, date 3 Tetor 2025 ora: 16.30. Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia- kati 1). Ju lutem siguroni pjesemarrjen, Faleminderit!”, njofton PS, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
