LAJME / E Premte 3 Tetor 2025, 01:01

“Varroset” për dy klikime personazhi i njohur shqiptar, rrjeti shpërthen në komente

Një video e pazakontë marketingu e ka vendosur agjentin e njohur imobiliar, Arbër Dervishaj, në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale.

Ai ka realizuar një video ku shfaqet duke dalë nga një “varr”, me qëllim që të promovojë blerjen e pronave.

Me këtë gjest, Dervishaj synon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të “nxjerrin lekët nga dheu” dhe të investojnë në shtëpi.

Kjo strategji e tij shihet nga shumë si një shembull i qartë i dëshpërimit të agjentëve imobiliarë në kushtet e flluskës së tregut të ndërtimit, ku gjetja e klientëve po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Videoja është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar një valë komentesh.

Ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një marketing gjenial dhe atyre që e cilësojnë si një veprim të shëmtuar për të mbledhur klikime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE