LAJME / E Mërkurë 27 Gusht 2025, 19:07

U vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi, ja kush pritet të marrë kujdestarinë e katër fëmijëve të 36-vjeçares

Katër fëmijët e 36-vjeçares Marjola Nakoleci, gruas së vrarë në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, pritet të zhvendosen në Skiathos dhe kujdestaria pritet t’i kalojë tezes së tyre.

40-vjeçari të premten e kaluar vrau brutalisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe nënën e fëmijëve të tyre, duke përdorur një mjet kuzhine për pjekje.

Avokatja e familjes, ishte e pranishme në gjykatën e Volos dhe deklaroi se mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përfunduar procesi i dhënies së kujdestarisë ligjore motrës së viktimës.

Vendimi përkatës pritet të jepet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Volos.

Shërbimi Social ka përfunduar tashmë raportin e tij, i cili është pozitiv për kalimin e kujdestarisë tek tezja e fëmijëve, e cila jeton dhe punon në ishullin e Skiathos.

E rëndësishme është se të katër fëmijët kanë shprehur dëshirën për të jetuar me tezen e tyre, ndërsa ndodhen ende në gjendje shoku pas ngjarjes tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE