
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit, Stresi, u vetëdorëzua sot në policinë e Pejës pas disa muajsh në arrati. Stresi akuzohet nga personazhi i TikTok, Medi Iseni se e nxori në pritë tek Noizy dhe grupi i tij. Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00. Reperi u paraqit sot në stacionin e policisë bashkë me avokatin e tij.
“Rreth orës 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova.
Personazhi i TikTok, Medi Iseni akuzoi reperin Noizy se e dhunoi me doreza hekuri së bashku me 7 shokë të tij në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit. Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.
Lajmi u konfirmua nga blutë e Kosovës që informuan se Stresi u vetëdorëzua ditën e sotme (1 Nëntor) në Stacionin e Policisë në Pejë rreth orës 09:00. Medi Iseni u dhunua së bashku me një shok të tij dhe përfundoi në spital. Pas bërjes publik të lajmit, personazhi i TikTok reagoi në një postim në InstaStory ku hodhi akuza ndaj reperit Stresi, duke pretenduar se ky i fundit e ka prerë në besë.
Në një postim tjetër shtoi: “Bravo të qoftë ty Arkimed, ky ishte plani këtij prej fillimi deri në fund. Kjo video dhe bisesa është mbasi e mbylli koncertin duke më thirrur me stil në backstage dhe aty ishin të gjithë të përgatitur.” Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.
“Më rrahën dhe më nxorën nga klubi, çfarë të bëj tani”, tha ai, ndërsa pamjet e momentit u bënë virale.
Medi Iseni është shoku i Kozakut dhe ka pasur përplasje e ofendime me reperin Noizy.
