
Jep dorëheqjen nga detyra, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Mësohet se Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, ministrat dhe drejtuesit politik të PS-së.
Po ashtu bëhet e ditur se Sala ka marrë një tjetër pozicion, ndërsa sot pritet një reagim i saj zyrtar.
Ministrja Sala e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, në vend të Albana Koçiut.
Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.
