LAJME / E Diel 11 Janar 2026, 12:12

U mor dje nga rrjedha e përroit, ja cpo ndodh sot me kerkimet per 30-vjeçarin

Diten e djeshme nje aksident ka ndodhur ne automjetin e drejtuar nga 24-vjeçari Andi Losha, makina e te cilit ka pefunduar ne perrua.

Nga hetimet rezultoi se drejtuesi i mjetit, Losha kishte dalë nga uji pa njoftuar policinë, duke lënë në mes të përroit mikun e tij, Jurgen Karajn, i cili diten e djeshme, packa kerkimeve intensive, nuk eshte gjetur ende.

Nderkohe diten e sotme lajmerohet se qe nga oret e para te mengjesit, edhe ditën e sotme vijojnë perseri kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë.

Në ndihmë të forcave vendore dhe forcat speciale “Shqiponja”, si dhe efektivë të ushtrisë, të cilët janë angazhuar intensivisht në operacionin e kërkimit.

Ditën e djeshme, kërkimet u shtrinë përgjatë lumit Mat dhe vijuan gjatë gjithë ditës, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Operacioni ka rifilluar sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në kërkime janë përfshirë gjithashtu familjarët e të riut, si edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë autoritetet në terren.

Kujtojmë se Jurgen Karaj ndodhej në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha. Nga hetimet rezultoi se Losha kishte dalë nga uji pa njoftuar policinë, duke lënë në mes të përroit mikun e tij, Jurgen Karajn.

Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit pas ndalimit dhe rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE