
Është zbuluar identiteti i plotë i 30-vjeçarit që rezulton i zhdukur në ujërat e përroit në fshatin Dars, në Klos, pas një aksidenti të ndodhur në orët e para pas mesnatës.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në afërsi të urës së fshatit Dars, ku një automjet tip “Audi” me targa angleze, i drejtuar nga një 24-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Nga veprimet hetimore rezulton se në automjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi J. K., 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit dhe aktualisht rezulton i zhdukur.
Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. L., 24 vjeç, banues në Fullqet, nuk ka njoftuar autoritetet dhe është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë pasagjerit.
Ai është lokalizuar dhe arrestuar pak më vonë nga shërbimet e Policisë. Testi i alkoolit ka konfirmuar se 24-vjeçari e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe polumbarët e RENEA-s, të cilët vijojnë kërkimet në përroin e fshatit Dars për gjetjen e 30-vjeçarit të zhdukur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
