LAJME / E Martë 20 Janar 2026, 08:08

Tronditje brenda BBVK: Humbje familjare për Labinot Rexhën

Portali Rahovec Live ka raportuar se mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta gjyshi i Labinot Rexhës, banorit që aktualisht po qëndron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shprehur ngushëllime për familjen Rexha, duke ngritur njëkohësisht pyetjen nëse produksioni i BBVK e ka informuar Labinotin për këtë humbje të rëndë familjare.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse ky lajm i është komunikuar banorit, si dhe nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë ai në vazhdim — nëse do të vazhdojë garën apo do të largohet nga shtëpia për të qenë pranë familjes në këto momente të vështira.

Në orët në vijim pritet të ketë reagime nga familjarët, vetë Labinoti, apo nga produksioni i Big Brother VIP Kosova.

 

, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE