LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 18:06

E ndoqi me një 'Audi' dhe hapi zjarr/ Detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari në Milot, i dyshuar për

Dyshohet se një divorc është shkaku i sulmit me armë që ndodhi të shtunën pasdite në Milot.

Burime pranë grupit hetimor tregojnë se pista kryesore mbi të cilën janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar midis autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte cak i sulmit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se përplasja ka ardhur pas divorcit të 30-vjeçarit nga motra e autorit të dyshuar, gjë që mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, pranë Urës së Milotit. Sipas hetimeve paraprake, Gj. Gj., i cili drejtonte një automjet tip “Audi”, dyshohet se ka ndjekur makinën tip “Audi” të drejtuar nga MJ, 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit.

Pavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk u lëndua. Pas sulmit, autori i dyshuar i krimit u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur.

Policia vazhdon kërkimet për vendndodhjen e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE