
“Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…” — ishin këto disa nga vargjet në projektin e ri muzikor të Olsi Bylykut, “EX”, që u komentuan gjerësisht në rrjet si një dedikim për ish-partneren Egli Tako.
Ndërkohë, nuk ka munguar reagimi i Egli Takos. Ajo ka ndarë në InstaStory një selfie, ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft në formë, ndërsa ka etiketuar qendrën e bukurisë ku ka realizuar look-un e saj.
Edhe pse nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këngën e re të Olsit apo me aludimet që kanë pushtuar rrjetin, koha e publikimit të postimit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Shumë prej tyre e kanë interpretuar atë si një reagim indirekt pas zhurmës së krijuar nga vargjet e publikuara nga këngëtari.

Megjithatë, deri në këtë moment, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht për projektin “EX” dhe nuk ka lënë të kuptohet se postimi i saj lidhet me ish-partnerin. Për rrjedhojë, çdo interpretim mbetet në nivel aludimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
