LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 18:06

Siguria rrugore në gatishmëri/ Mijëra shkelje në Tiranë brenda një jave, nga alkooli te përdorimi i celularit gjatë drejtimit të makinës

Mbi 12,000 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë zbuluar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës, si pjesë e kontrolleve të shtuara në rrugët kryesore dhe zonat me fluks të lartë trafiku.

Kontrollet kanë çuar në 24 raste të ndjekjeve penale kundër shoferëve, ndërsa një shofer u ndoq penalisht pasi u përpoq të shmangte masën administrative duke i ofruar 2,000 lekë të reja një oficeri policie.

Gjatë monitorimit u identifikuan edhe raste të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjes së rripit të sigurimit dhe shkeljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë rrugore.

NJOFITIM

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe ato me trafik të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve.

Si rezultat i pranisë së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike moderne, gjatë javës së kaluar u konstatuan:

-12,505 raste të shkeljeve të rregullave të trafikut;

-24 raste të veprave penale në fushën e trafikut rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u ndoqën penalisht;

-Gjithashtu, drejtuesi i mjetit u ndoq penalisht pasi tentoi të korruptonte një oficer policie duke i ofruar një kartëmonedhë 2,000 lekëshe, me qëllim shmangien e një mase administrative, për drejtim mjeti pa vendosur rripin e sigurimit.

Ndër masat e marra për shkelje të rregullave të trafikut:

-74 masa të vendosura për mospozicionim të duhur në korsi, shkelje që nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;

-12 masa të vendosura për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, një shkelje jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;

-lëvizja me ngritje të mjetit të 31 mjeteve të ndaluara/pezulluara në shkelje të dispozitave të Kodit Rrugor.

-Janë vendosur 1562 masa administrative për përdorim të telefonit celular/pa rrip sigurimi dhe pa kaskë mbrojtëse për motoçikleta.

Policia Rrugore bën edhe një herë apel për respektim të rreptë të rregullave të qarkullimit rrugor, shmangien e drejtimit të automjeteve nën ndikimin e alkoolit ose pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjësisë nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e respektimit të parametrave të sigurisë rrugore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE