LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 00:12

Tronditëse! Gjendet një valixhe me trupin e pajetë të një gruaje

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, pasi trupi i pajetë i një gruaje është gjetur brenda një valixheje në një ndërtesë të braktisur në zonën e Kypselit.

Sipas mediave greke, alarmi u dha pasditen e së shtunës, kur një person i pastrehë zbuloi valixhen e dyshimtë në rrugën Evelpidon dhe njoftoi menjëherë autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia konstatoi se brenda valixhes ndodhej trupi i një gruaje në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte e veshur me pantallona të shkurtra.

Forcat e policisë rrethuan menjëherë zonën, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nisën ekzaminimin dhe mbledhjen e provave. Identiteti i viktimës, koha e vdekjes dhe shkaku i saj pritet të përcaktohen pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Një banor i zonës ka deklaruar për mediat greke se ndërtesa ku u gjet valixhja kishte shërbyer më parë si strehë për persona të pastrehë, por ishte mbyllur rreth dy vite më parë pas një zjarri. Sipas tij, kohët e fundit në atë zonë ishte parë një person i pastrehë, i cili nuk është parë më ditët e fundit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë marrë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE