LAJME / E Martë 21 Tetor 2025, 22:10

Tr*nditese ne vend, gjenden esht*at e tre personave, ja kujt dyshohet qe i perkasin

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur disa eshtra njeriu, që dyshohet të jenë të të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Mësohet se eshtrat u gjetën në varrezat e fshatit Hajvali të Prishtinës, pas gërmimeve me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas këtij institucioni, mbetjet mortore janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime dhe që punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia patën arritur pajtueshmëri më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme,

mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE