
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.
E njohur gjerësisht për format e saj trupore bombastike dhe linjat mjaft seksi, ajo di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut.
Së fundmi, bukuroshja ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask Me a Question”.
Ndër pyetjet e shumta, njëra prej tyre ka marrë të gjithë vëmendjen për shkak të komicitetit dhe dozës së ngacmimit.
“Po t’kisha marrë për gru, do t’kisha mbajt n’ballkon për inat t’komshijve,” – i ka shkruar një nga ndjekësit e saj.
Dolce nuk e ka lënë pa përgjigje këtë ngacmim epik.
Ajo e ka shpërndarë mesazhin në Instastory, duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshura me lot, duke treguar se e ka marrë me mjaft sportivitet dhe humor këtë koment të veçantë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
