LAJME / E Premte 3 Tetor 2025, 13:01

Tjetër goditje e SHBA ndaj Edi Ramës: Ultimatum për vizat me Bjellorusinë, lidhjet me Putinin nën lupë

Departamenti i Shtetit paralajmëron Tiranën për marrëveshjen e vitit 2019 me Lukashenkon, që hapi dyert e mafies ruse e bjelloruse në Shqipëri, ndërsa Rama akuzohet për lëvizje të koordinuara me rrjetet pro-Kremlinit…


Lidhjet zyrtare dhe informale të kryeministrit Edi Rama me qarqe ekonomike-financiare dhe diplomatike të Vladimir Putinit edhe jashtë Rusisë, kanë vënë në lëvizje Departamentin Amerikan të Shtetit për t’i “mbledhur frerët” aventurierit të Shqipërisë.

Pas mungesës së urimit për mandatin e katërt; pas bllokimit të ftesave prej afro 5 vitesh nga Shtëpia e Bardhë; pas shpërfilljes që i bëri zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në Konferencën e Mynihut në shkurt 2025; pas ndalimit për t’iu afruar presidentit Donald Trump në Samitin e NATO-s më 25 qershor 2025 dhe pas ndalimit për të marrë pjesë në takimin e OKB-së, Edi Rama ka marrë një goditje tjetër nga SHBA.


Një javë më parë, DASH i dha ultimatum qeverisë shqiptare që të anulojë marrëveshjen me qeverinë e Bjellorusisë për heqjen e vizave mes dy vendeve; marrëveshje e nënshkruar më 27 dhjetor 2019 nga Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko, mik dhe bashkëpunëtor i Vladimir Putinit për agresionin ndaj Ukrainës.

Me shkresë nr. 13471, datë 24 shtator 2025, vetëm 5 ditë pas dekretimit të qeverisë “Rama 4”, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen e heqjes së vizave me Bjellorusinë e Lukashenkos, duke filluar nga data 30 shtator 2025.


Kjo marrëveshje, që prej 6 vitesh i kishte hapur kufirin shqiptar mafies bjelloruse, ruse dhe grupeve të pastrimit të parave të pajisura me shtetësi bjelloruse, ishte cilësuar e papranueshme nga SHBA që në janar 2025, kur DASH i kërkoi Ramës të ndërpriste bashkëpunimin me një shtet vasal të Rusisë.

Por Rama, më 15 maj 2025, bëri vetëm një pezullim të pjesshëm të vizave – duke i ndaluar për shtetasit bjellorusë pa fuqi financiare, ndërsa për pasanikët i la në fuqi, duke lejuar kështu që mafia dhe grupet terroriste të lidhura me Lukashenkon e Putinin të hynin lirisht në Shqipëri.

Informacionet e FBI se në Shqipëri janë vendosur grupe mafioze me dokumente bjelloruse, të cilat pastrojnë para dhe organizojnë veprimtari diversioniste pro-ruse në Ballkan, detyruan Shtëpinë e Bardhë që javën e kaluar t’i japë ultimatum Ramës për anulimin e marrëveshjes së vizave reciproke me Bjellorusinë.

Edhe këtë herë, Rama, i kapur nga rrjetet ruse, nuk i anuloi vizat siç kërkoi SHBA, por vetëm i pezulloi.

Amerikanët kanë “mbajtur shënim” edhe darkën private në Azerbajxhan, ku mori pjesë Rama me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, si dhe me sheikë dhe drejtues klanesh mafioze të botës arabe, aziatike dhe afrikane të lidhur në interesa me Vladimir Putinin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE