
Në ditën e 89-të të protestës në Tiranë, ka ndodhur një përplasje e ashpër mes të pranishmëve, ku protagonist ka qenë edhe ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duken momentet e përplasjes, të cilat kanë shkaktuar tension mes të pranishmëve në tubim.Mësohet se përplasja ka nisur pasi Sali Lushaj dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike po bënin foto në protestë me 2 gishtat lartë.
Por kjo gjë tërhoqi vëmendjen e protestuesve të tjerë, të cilët kanë tentuar t’i përzënë Sali Lushaj në dhe eksponentët e tjerë të PD-së nga protesta. Kjo ka shkaktuar edhe përplasjet mes tyre.
Ky nuk është episodi i parë i përplasjeve gjatë protestave që po zhvillohen në Tiranë, pasi më herët ka pasur edhe konflikte të tjera mes të pranishmëve. Pak javë më parë, 2 grupe të organizatorëve të protestës u përplasën fizikisht para gjithë të pranishmëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
