
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ishte dhe një nga të parët që reagoi pas protestës së mbajtur nga opozita mbrëmjen e së shtunës, ka postuar së fundmi një video ku shihet qartë pakënaqësia e një qytetareje.
Në videon e publikuar nga Balla, e moshuara shfaqet teksa godet televizorin me shapkë, ndërkohë që po transmetohej fjala e Berishës para mijëra demokratëve që ishin mbledhur një ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Reagimi epik i një nëne ndërsa bufi i shfaqet në televizor”, shkruan Ballka krah videos të cilën e ka shkëputur nga rrjetet sociale.
Sakaq theksojmë se ditën e djeshme, pas përfundimit të protestës së opozitës, përmes një postimi në rrjete sociale, Balla tha se demokratët ose ndryshe siç dhe ai i quajti “fronti i të keqes”, ndoqën të njëjtin skenar.
“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, shkruante Balla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
