
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj politikanëve britanikë që prej kohësh etiketojnë emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në një deklaratë të ashpër, Rama u dërgoi një mesazh të prerë:
? “Të mbyllin atë dreq goje kur flasin për shqiptarët!”
“Ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe sot është ambasador. Varkat e vogla kanë sjellë njerëz me ëndrra, me ambicie, që i bëjnë nder shoqërisë britanike,” tha Rama, duke theksuar se shqiptarët në Angli punojnë fort dhe janë bërë pjesë e vlefshme e komunitetit.
Sipas tij, çdo politikan britanik që flet keq për shqiptarët duhet të heshtë, pasi kontributi i tyre në shoqërinë britanike është i dukshëm.
“Komuniteti ynë po i jep mjaftueshëm Britanisë për t’i detyruar ata të mos flasin keq më. Kushdo që i prek, duhet ta mbyllë atë dreq goje,” u shpreh Rama me tone të forta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
