LAJME / E Martë 26 Gusht 2025, 00:12

Studim alarmant: Burrat 20-vjeçarë sot kanë nivele testosteroni si burrat 70-vjeçarë në vitet ‘70

Një studim i fundit ka nxjerrë në pah një fakt shqetësues: meshkujt e rinj 20-vjeçarë të ditëve të sotme kanë nivele të testosteronit të krahasueshme me meshkujt 70-vjeçarë në vitet 1970.


Ekspertët thonë se ky fenomen lidhet me disa faktorë të stilit modern të jetesës:

Ushqimi i përpunuar dhe fast food – i varfër në vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme që ndikojnë në prodhimin hormonal. Stresi kronik – nga presionet sociale, puna dhe mungesa e gjumit cilësor që ul prodhimin e testosteronit. Mungesa e aktivitetit fizik – stili i ulur i jetesës dhe kalimi i shumtë para ekranit kanë dobësuar shëndetin e përgjithshëm mashkullor. Obeziteti dhe mbipesha – yndyra e tepërt ndikon negativisht tek hormonet mashkullore. Toksinat mjedisore – plastika, pesticidet dhe kimikatet që gjenden kudo sot, ndikojnë drejtpërdrejt tek sistemi hormonal.


Ky rënie e testosteronit është një sinjal alarmi për shëndetin e brezit të ri, pasi lidhet me uljen e energjisë, depresionin, rënien e masës muskulore dhe probleme me fertilitetin.

 Mjekët këshillojnë një stil jetese të shëndetshëm, ushqim natyral, aktivitet fizik të rregullt dhe menaxhim të stresit për të përmirësuar nivelet hormonale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE