LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 11:11

“S’lanë gjë pa thënë”/ Ftesa e Trump në Bordin e Paqes, Rama: U miratua me “po” të fortë…

Kryeministri Edi Rama u shpreh në podkastin e tij “Flasim” se java ka nisur me një ftesë të rëndësishme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Sipas Ramës, bëhet fjalë për një ftesë personale për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar i krijuar me iniciativën e Trump, ku Shqipëria është ftuar të jetë vend anëtar themelues.

Ai e cilësoi këtë ftesë si një zhvillim me peshë të veçantë politike dhe historike për Shqipërinë, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara për vlerësimin dhe besimin e treguar ndaj vendit.
Rama theksoi se ftesa u mirëprit dhe u ratifikua edhe në Kuvendin e Shqipërisë me një mbështetje të gjerë, çka sipas tij dëshmon angazhimin e vendit për paqen dhe rolin aktiv në diplomacinë ndërkombëtare.

Ai shtoi se, pavarësisht debatit dhe polemikave që shoqëruan këtë çështje, Shqipëria e pranoi ftesën me një “po” të fortë, duke marrë edhe votat e opozitës.

“Realisht që ishte një ftesë e mirëseardhur, edhe pse nuk e dyshoja që do të kishte zhurmë dhe përpjekje për të bërë tollovi, nuk e mendoja që fantazitë dhe ligësia do të bashkoheshin për t’i dhënë jetë disa teorive dhe përrallave që duhet të jenë vërtet të rënda, që të arrihet deri në pikat ku u arrit. Ftesa u mirëprit, u pranua dhe u ratifikua në një formë projektmarrëveshjeje dhe projektligji.

Shqipëria, si një shtet që ka gjetur paqen si busullën e vet dhe që ka ditur të kontribuojë në tryeza të rëndësishme ndërkombëtare, e aprovoi me një “po” të fortë, edhe me votat e atyre që nuk lanë gjë pa thënë, përkatësinë në këtë bord, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE