LAJME / E Shtunë 4 Tetor 2025, 00:12

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

Një video me përmbajtje pornografike, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka tronditur opinionin publik.

Pamjet tregojnë një çift që kryen marrëdhënie seksuale pa asnjë shqetësim, ndonëse e dinë se po filmohen, dhe ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është fakti se në të njëjtën dhomë gjendeshin fëmijët e mitur të familjes.

Protagonistja e videos është halla e tre fëmijëve, bashkë me partnerin e saj. Ata jetojnë të gjithë së bashku në një shtëpi të vjetër, në kushte të mjerueshme, pa drita dhe pa asnjë standard jetese. Nën të njëjtën çati, ndodhen edhe nëna e fëmijëve me katër të vegjlit e saj, ndërsa bashkëshorti punon në emigracion.

Familja, e varfër dhe e braktisur, është kthyer në një ambient ku kushdo hyn e del, ku mungon çdo kontroll dhe ku fëmijët rriten mes varfërisë, pakujdesisë dhe sjelljeve të rrezikshme të të rriturve.

Gjatë vizitës në banesë, gazetarët u përballën me një realitet tronditës. Një nga djemtë e mitur kishte vizatuar në ballë një figurë banale, ndërsa vajza e vogël, e pyetur për origjinën e vizatimit, përmendi telefonin duke lënë të kuptohet se kishte parë materiale të papërshtatshme. Nga bisedat me fëmijët doli në pah se ata e dinin për ekzistencën e videos dhe madje e shoqëronin me batuta. Një prej tyre përmendi edhe emrin e partnerit të hallës protagonist i videos, i cili prej vitesh punon si gurëpunues në Greqi.

Nëna e fëmijëve, e mbetur e vetme dhe në kushte ekstreme, tregoi mungesë totale reagimi kur iu shfaq videoja. Sjellja e saj tregon qartë se ndodhet në një gjendje që kërkon ndihmë të specializuar, pasi nuk arrin ta lidhë këtë ngjarje tronditëse me pasojat që ka tek fëmijët e saj.

Ky rast i rëndë hap sërish plagën e madhe të abuzimit, neglizhencës dhe mungesës së mbrojtjes për fëmijët në zonat rurale të vendit, ku varfëria dhe mungesa e institucioneve lënë hapësirë për tragjedi të tilla, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE