
Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë te premte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka ndarë pamje nga qelia e burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Pamjet tregojnë ambiente luksoze me të gjitha pajiset e nevojshme si televizor, ambiente gatimi etj.
Arredimi është bërë me detaje teksa në video shihet edhe tavani i ambientit i zbukuruar me gips. Hoxha theksoi se ka parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por asnjëherë në një nivel të tillë duke e cilësuar si të pabesueshme.
“Kemi një video, ka edhe audio. Kjo është një qeli burgu. Në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. U them protestuesve ta shikojnë këtë videon kur bërtasin “Rama në burg, Berisha në burg”, duhet të kenë parasysh që mund të gjejnë edhe këto ambiente në burg. Po them unë, hotele nuk ka rastisur të këtij niveli dhe ky lloj arredimi. Shikoni si është dhoma e gatimit aty, dollapët, edhe punimet, shikoni se është shumë interesante.
Unë kam parë investime në burg të bëra nga personazhe të botës së krimit, por të këtij niveli mu u duk e pabesueshme. Pra, kjo këtu është dera, dera e qelisë. Dera e qelisë dhe ai kuadrati, dritarja që sheh gardiani. Aq i lejohet gardianit, s’hyn brenda. Tani, kur kalon videoja në krahun tjetër, këtu te dritarja shikoni hekurat e qelisë.
Pra, kjo është qeli në regjimin e brendshëm të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Pra, siguri e lartë, nuk është një kamp i zakonshëm. Ky personi që është i dënuar, është i burgosur, ky ka bërë videot. Po nuk është qelia e tij.
Kjo është qelia e një personazhi shumë të rëndësishëm të botës së krimit, të narkotrafikut, të lojërave të fatit”, tha ai ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
