
Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen me Ukrainën.
Federata Shqiptare e futbollit ka njoftuar së fundmi se mesfushori me tipare sulmuese është i dëmtuar.
Kuqezinjtë ndërkohë ndodhen në Valencia duke përgatitur miqësoren e 31 marsit.
Shqipëria vazhdon të mos përfitojë nga potenciali i Muçit. Silvinjo e ktheu në Kombëtare këtë muaj, por i besoi vetëm disa minuta në fund ndaj Polonisë.
Tashmë mbetet për t’u mësuar shkalla e dëmtimit. Muçi është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Trabzonsporin, që ka objektiva madhorë për këtë sezon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
