
Një grua është ndaluar nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit të bagazhit të saj janë gjetur municion dhe pajisje që lidhen me armë gjahu.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 korrik 2026, rreth orës 09:30, gjatë kontrolleve rutinë të sigurisë në aeroport.
Gjatë kontrollit të valixhes së udhëtares, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë, si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë.
Pas zbulimit të municionit, e dyshuara është shoqëruar nga Policia për procedurat e nevojshme hetimore dhe është intervistuar lidhur me rastin.
Në raportin e Policisë thuhet:
“ANP Prishtinë / 05.07.2026 – 09:30. Është ndaluar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit në valixhen e saj janë gjetur dhe konfiskuar 13 fishekë të gjuetisë, 20 fishekë të zbrazët të gjuetisë si dhe 245 saçme për fishekë të gjuetisë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë.”
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të hetohet në gjendje të lirë.
Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur identitetin e gruas apo destinacionin e udhëtimit të saj, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat se si municioni dhe pajisjet përkatëse përfunduan në bagazhin e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
