
Në një deklaratë për media, deputeti i Partisë Demokratike u shpreh se ka dorëzuar prova të reja në SPAK lidhur me kallëzimin e PD-së për projektin e Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Ai tha se 17 milionë euro dhe toka shtetërore ishin parashikuar prej vitesh për zgjerimin e kampusit të Universitetit të Tiranës, por në vitin 2024 fondet dhe prona u orientuan drejt ndërtimit të kampusit të Kolegjit të Evropës.
Deputeti akuzoi qeverinë se ka devijuar qëllimin fillestar të fondeve, duke pretenduar se vendimi ka cenuar interesat e rreth 22 mijë studentëve të Universitetit të Tiranës.Në kallëzimin e PD-së, sipas deputetit, kërkohet verifikimi i përgjegjësisë së Kryeministrit Edi Rama, ish-ministres së Arsimit Gerta Manastirliu dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe i personave të tjerë të përfshirë në procedura.
Ai ngriti dyshime për shpërdorim detyre, korrupsion ndaj nëpunësve të huaj civilë dhe shkelje të procedurave urbanistike, duke theksuar se dokumentet mbi kalimin e fondeve nuk janë bërë publike.
Deputeti kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për të verifikuar ligjshmërinë e projektit dhe përdorimin e 17 milionë eurove.
Atëherë, në muajin nëntor, sidomos edhe pas skandalit që plasi në Bruksel me Federica Mogherinin, e cila u mor në hetim dhe nën akuzë, ne bëmë një kallëzim në emër të Partisë Demokratike për Kolegjin e Evropës, për kampusin e Kolegjit të Evropës që është hapur në Tiranë dhe po bëhen punimet.
Ky kallëzim nis pikërisht prej faktit që toka ku ky kampus do bëhet, është një tokë shtet e cila ka qenë e alokuar që në vitin 2013 nga ish-kryeministri Sali Berisha për zgjerimin e kampusit të Universitetit të Tiranës. Në të njëjtën kohë, edhe fondi prej 17 milionë eurosh, ka qenë një fond i cili ka qenë i dedikuar për zgjerimin e këtij kampusi. Po ashtu, në vazhdimësi në vitin 2015, në vitin 2019, Bashkia e Tiranës me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, dhe pastaj me kryeministrin e Tiranës [Shqipërisë], kanë prezantuar projektet e zgjerimit të kampusit të Tiranës pikërisht në këtë tokë dhe pikërisht me këto fonde prej 17 milionë euro. Po ashtu në vitin 2021, pas një projekti 5 milionë euro që ka kaluar dhe është aplikuar për të bërë zgjerimin e Universitetit të Tiranës, është prezantuar projekti përfundimtar që duhet të mbaronte në 2026-ën. Ndërkohë në 2024-ën, në një të rënë të lapsit, gjithçka ridrejtohet drejt kampusit të Kolegjit të Evropës.
Përveçse një dëmi të madh që i bëhet 22 mijë studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët sot janë të ekspozuar ndaj qirave marramendëse dhe ndaj kostove të jetesës, se pikërisht ai zgjerim kampusi do ishte për konviktet e Universitetit të Tiranës, kemi të bëjmë me përfitimin e vetëm 32 studentëve të Kolegjit të Evropës me këtë fond prej 17 milionë euro. Ne nuk kemi gjetur dokumente publike të cilat sqarojnë se si janë drejtuar këto fonde për këtë projekt.
Pra, ekziston një dyshim shumë i madh për shkelje proceduriale buxhetore, në të njëjtën kohë që bie nën shpërdorimin e detyrës, dhe duam një sqarim që SPAK-u të hetojë. Dhe prandaj kemi bërë dhe këtë kallëzim për të parë vlefshmërinë ligjore të kësaj gjëje. Po ashtu ka edhe probleme urbanistike, të cilat urbanistë të njohur e kanë denoncuar publikisht, për moszbatim të PDV-së, për mungesë të vlerësimit të ndikimit mjedisor, për mungesë të konsultimeve publike me komunitetin, dhe të gjithë procedurat ligjore të cilat përsëri ne mendojmë se nuk janë zbatuar. Sot u thirra në cilësinë e kallëzuesit për të sjellë provat e reja, kam firmosur që i qëndroj kallëzimit dhe tani shpresoj që SPAK-u të bëjë detyrën e tij dhe të çojë drejtësinë në vend për hKonkretisht është Kryeministri Edi Rama, ish-ministrja e arsimit në atë kohë Gerta Manastirliu, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, që patjetër është person në dijeni dhe është person që ka firmosur, dhe pastaj të gjithë personat e tjerë që mund të kenë fshehur të vërtetën apo edhe devijuar procedurat.
Sipas tyre, dokumentat ekzistojnë. Pra siç bëhen në Shqipëri 17 dokumenta brenda ditës fap e fap, këto dokumenta ekzistojnë po nuk janë aspak publike. Dhe tani do shohim se çfarë do bëjë për të vazhduar denoncimin apo kallëzimin tonë, për ta nisur si çështje apo për ta pushuar.
Është për shpërdorim detyre, për korrupsion ndaj nëpunësve të huaj civilë, dhe për moszbatim të procedurave urbanistike.akun që iu është mohuar 22 mijë studentëve të Universitetit të Tiranës
