
Një aksident është regjistruar pasditën e së mërkurës në Unazën e Tiranës, ku nga pamjet e publikuara një makinë është përmbysur në rrugë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa për fatin e mirë të personave që udhëtonin në mjet, nuk ka të lënduar.
Ndërsa nga përmbysja e mjetit është shkaktuar edhe trafik.
Ndërsa në vijim pritet që të ketë një njoftim zyrtar nga policia, ku do të sqarohen edhe rrethanat dhe shkaqet e sakta të këtij aksidenti.
