LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 04:04

Sherr me thika mes tre personave në Tiranë, një i plagosur

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre në zonën e ish-Parkut në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes tyre ka agravuar, duke bërë që njëri prej personave të mbetet i dëmtuar.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e personave të përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE