
Mesazhi i vëllait të policit zbardh një tjetër version të ngjarjes së bujshme në Vlorë!
Përplasja brutale mes një oficeri policie dhe një kamarieri 17-vjeçar në një lokal në Vlorë po merr një tjetër kthesë dramatike!
Në një postim të fundit, ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e vëllait të policit, ku hidhen akuza të forta dhe rrëfehet një version krejt ndryshe nga ai që ka qarkulluar në media.
“Oficeri nuk e goditi kamarierin! Ai thjesht u përpoq të shmangte konfliktin, por u sulmua mizorisht nga 12 veta me shufra hekuri! Vëllai im është në reanimacion, me shpatull të thyer dhe fraktura në trup e kokë!”, – shkruan Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi.
Ai pretendon se konflikti u provokua qëllimisht nga kamarieri, me regji të paracaktuar nga pronari i lokalit, për hakmarrje ndaj rolit të policit në detyrë më parë.
“Pse nuk publikohen të gjitha pamjet? Pse fshihen momentet kur oficeri dhunohet si kafshë në lokal?”, pyet Isufi, duke i bërë thirrje Berishës të kërkojë transparencë të plotë dhe të publikojë videon e plotë të incidentit.
Sipas tij, Ardian Isufi është një punonjës shembullor, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, që është ndëshkuar për përkushtimin e tij ndaj ligjit.
A është ky një montim kundër policit për shkak të detyrës?
Kush po e fsheh të vërtetën?
A është ky rasti i rrallë ku “faji i mbetet policit” edhe kur ai është viktimë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
