
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm për punonjësit e administratës publike: duke filluar nga viti 2026, pagat e sektorit publik, si në nivel qendror ashtu edhe vendor, do të indeksohen çdo vit sipas inflacionit.
“Ky është një hap i ri në politikën e pagave publike. Përveç rritjeve të përgjithshme, do të sigurojmë që çdo vit pagat të korrigjohen automatikisht në bazë të inflacionit,” – tha Rama, duke shtuar se kjo nismë do të kushtojë rreth 100 milionë euro vetëm në vitin e parë.
Nga kjo politikë përfitojnë mijëra punonjës të shtetit, në kategori të ndryshme:
10.600 punonjës të shërbimeve, si sanitare, shoferë, teknikë dhe magazinierë, do të kenë një rritje prej 10 mijë lekësh në muaj. Specializantët e administratës publike do të marrin 5 mijë lekë më shumë. Mësuesit do të përfitojnë një shtesë prej 3.000 lekësh në muaj.
Në sistemin shëndetësor, për herë të parë do të llogaritet edhe vjetërsia në punë përveç indeksimit:
Mjekët e përgjithshëm do të kalojnë nga 131.700 lekë në 143.500 lekë në muaj. Mjekët spitalorë nga 174.000 në 186.000 lekë. Infermierët nga 87.000 në 92.500 lekë.
Edhe Policia e Shtetit përfiton nga kjo reformë:
Inspektorët e thjeshtë do të marrin rreth 100.000 lekë me shtesat për ushqim e kushte pune. Nënkomisarët do të shkojnë në 116.000 lekë, Komisarët në 125.600 lekë, Drejtuesit e thjeshtë në rreth 156.450 lekë.
Kryeministri e quajti këtë nismë “një hap drejt garantimit të fuqisë blerëse për çdo punonjës të shtetit” dhe theksoi se indeksimi vjetor i pagave do të jetë tashmë një praktikë e përhershme në sektorin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
