
Lajmi u raportua nga TASS, duke cituar burime nga Ministria e Mbrojtjes ruse.
Sipas informacioneve paraprake, kontakti me avionin humbi rreth orës 18:00 me orën lokale, ndërsa ekipet e hetimit kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në bord ndodheshin gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 23 pasagjerë, pa asnjë të mbijetuar.
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se, bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka indikacione që avioni të jetë goditur nga sisteme kundërajrore ukrainase. Skenari kryesor që po shqyrtohet është ai i një defekti teknik, megjithëse hetimet për shkaqet e sakta të rrëzimit vijojnë.
Krimea, ku ndodhi aksidenti, është aneksuar nga Rusia në vitin 2014 dhe mbetet një zonë me rëndësi të lartë strategjike dhe ushtarake, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
