LAJME / E Enjte 26 Mars 2026, 12:12

Rregulla të reja për baret dhe restorantet, ja çfarë ndryshon qeveria

Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të shfrytëzojnë deri në 25% të gjerësisë së trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve për aktivitetin e tyre, por tashmë me një kusht të ri.

Sipas një projektvendimi të propozuar nga Këshilli i Ministrave, çdo biznes që kërkon leje për vendosjen e karrigeve në hapësirat publike do të jetë i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur në trotuar. Ky detyrim do të vlejë edhe për kioskat.

Rregullorja e re përcakton rregullat për shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset gastronomike, ekspozimin e mallrave jashtë dyqaneve, aktivitetet ambulante dhe tregjet, si dhe institucionet përgjegjëse për monitorimin e tyre.

Ndërkohë, rregullorja ndalon në mënyrë kategorike vendosjen e strukturave erëpritëse, vazove apo tapeteve mbi hapësirat e gjelbra. Po ashtu, zgarat me qymyr ose elektrike nuk do të lejohen në trotuar pa aspirator.

Aplikimet për lejet do të bëhen përmes platformës e-Albania pranë pushtetit vendor. Leja do të ketë afat 2-vjeçar, ndërsa për raste festash do të jepen leje provizore me afat 30 ditë. Rregullorja parashikon edhe masa ndëshkuese për bizneset që shkelin kushtet e lejesdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE