LAJME / E Diel 25 Janar 2026, 12:12

Rrefimi i të miturit: Më rrhën policët, isha vetëm kureshtar

Një fëmijë 10-vjeçar, i identifikuar si Romeo Kora, ka rrëfyer se është dhunuar nga efektivë policie civilë gjatë shoqërimit në komisariat.

I mituri pretendon se është goditur me shpulla e grushta në fytyrë, teksa ishte ndalur vetëm nga kureshtja për të parë zhvillimet e protestës.

Në dëshminë e tij për Syri Tv, 10-vjeçari shpjegon se ndodhej pranë xhamisë te Rruga e Elbasanit, duke vëzhguar protestën nga një pozicion i lartë. “Nga gazi hypa lart unë sepse kisha qejf aty,” shprehet ai, duke theksuar se ishte thjesht një vëzhgues kureshtar.

Sipas tij, në atë moment i janë afruar tre ose katër persona të veshur civilë, të cilët e kanë marrë dhe e kanë goditur. “Më gjuajtën poshtë xhamisë aty. Edhe unë isha tu ‘qa’, tregon i mituri.

Ai shton se kur ka pyetur për arsyen e dhunës, policët e kanë akuzuar se kishte goditur forcat e rendit. “Jo jo tha, i ke gjuajt policët. Ça polici thashë, hapni kamerat.

A kam fakte?” rrëfen ai, duke mohuar kategorikisht akuzën. Më tej, fëmija tregon se i është mohuar e drejta për të telefonuar nënën e tij dhe është dërguar në ambientet e Komisariatit Nr. 1, ku është mbajtur ndërkohë që policia plotësonte dokumentacionin përkatës. SYRI, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE