
Këngëtari Robert Berisha ka folur edhe një herë për raportin e tij me këngëtaren Tuna Sejdiu, me të cilën dikur ishte kunat, duke lënë të kuptohet se nuk pret ndonjë pajtim mes tyre.
I ftuar në emisionin “Andale”, Roberti u pyet nëse ekziston ndonjë mundësi që marrëdhënia me Tunën të përmirësohet në të ardhmen.
Përgjigjja e tij ishte e prerë.
“Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare.”
Robert Berisha tha se arsyeja kryesore lidhet me mënyrën se si, sipas tij, Tuna ishte sjellë me nënën e tij, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë pas një beteje me kancer.
“Ka stilin e jetës të vet dhe sjelljet e saj… por me nënën time, që e kam pasur me kancer, sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira. Këtë e kam treguar edhe në disa intervista,” u shpreh ai.
Megjithatë, këngëtari theksoi se nuk mban urrejtje ndaj ish-kunatës dhe i uroi asaj çdo të mirë.
“Vetëm i dëshiroj suksese, jetë të gjatë dhe suksese asaj dhe fëmijëve të saj. Nuk do të doja kurrë të dëgjoja diçka të keqe për të.”
Roberti shtoi se marrëdhënia e tij me vëllanë, Patris Berisha, nuk është ndikuar nga raporti me Tunën.
Ai tha se vazhdon të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Patrisin, pavarësisht se ky i fundit dhe Tuna i kanë dhënë fund martesës së tyre prej vitesh. Ish-çifti kanë së bashku dy fëmijë dhe vijojnë të jenë prindër të tyre.
Deklaratat e Robert Berishës kanë rikthyer në vëmendje raportin e tij me Tunën, një temë për të cilën ai ka folur edhe në intervista të mëhershme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
