LAJME / E Hënë 22 Dhjetor 2025, 22:10

“Rama është në rrethim!”/ Berisha: Do i shkojmë në Surrel! Shtëpia e tij…

Sali Berisha, ka folur pas përfundimit të protestës së opozitës, duke paralajmëruar përshkallëzim të aksioneve dhe protesta të tjera të fuqishme në ditët në vijim.

Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Berisha u shpreh se kryeministria, Parlamenti dhe Surreli, janë qendrat e krimit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka më shpëtim.

“Do të jetë kryeministria, Parlamenti, Surreli, këto janë qendrat e krimit… Këto tre qendra do të jetë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka Edi Rama është në rrethim, nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqje ai, do e heqim ne”, tha Berisha.

Në lidhje me mundësinë e protestave pranë banesës së kryeministrit, Berisha konfirmoi se Surreli do të jetë një nga objektivat.

“Unë thash në Surrel, aty rreth, absolutisht po. E pat ju, ku shkuan ato 4 milionë shishe nga viti 1920, ato shkuan në Surrel, në shtëpi apo në tunele, se di. Po në Surrel do shkojmë ne. Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju, do u ftojmë patjetër”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE