LAJME / E Enjte 28 Maj 2026, 11:11

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën

Sipas njoftimit, kjo shumë është ndarë në kuadër të Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të mbajtur sot (26.05.2026), ku janë aprovuar edhe mjete të tjera për promovimin e Kosovës në gara ndërkombëtare shkencore.

Sipas njoftimit të Qeverisë, përveç mbështetjes për fluturimet, janë ndarë mjete buxhetore edhe për organizata dhe shoqata që do ta përfaqësojnë Kosovën në olimpiada ndërkombëtare.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës do të përfitojë 8 mijë euro për pjesëmarrjen në Olimpiadën e 67-të të Matematikës 2026, e cila mbahet më 21.07.2026 në Shangai të Kinës.

Ndërkaq, organizata “Kosova Global Talent Center” do të mbështetet me 70 mijë e 876 euro e 79 cent për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, që do të mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë muajit korrik të këtij viti.

Po ashtu, Shoqata e Kimistëve të Kosovës do të përfitojë 3 mijë e 500 euro për pjesëmarrjen në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, e cila do të mbahet nga 10 deri më 19 korrik në Tashkent të Uzbekistanit.

Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria ka aprovuar edhe listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE