
“O Sali, pse e takove armikun e UÇK-së?” – përplasje e fortë në Kuvend mes Taulant Ballës dhe Sali Berishës, teksa debati për vendimin e Hagës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ndezi sallën.
Balla akuzoi Berishën se kishte takuar politikanin rus Konstantin Kosachev,
të cilin ai e lidhi me raportin që i parapriu procesit për krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe i rikujtoi qëndrimet e mëparshme ndaj Hashim Thaçit.
Pretendimet e Ballës u bënë pjesë e një përplasjeje të ashpër politike, ndërsa palët shkëmbyen akuza të forta për rolin dhe qëndrimet e tyre ndaj UÇK-së dhe procesit në Hagë.
