SHOWBIZ / E Shtunë 19 Shtator 2026, 10:10

Pa prisni pak! Merr fund romanca mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt? Ja çfarë dyshohet se u bë shkak

Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për aludimet se raporti mes tyre mund të jetë në një periudhë të vështirë.

Prej kohësh dy artistët janë përfolur për një romancë, ndërsa së fundmi në rrjet kanë nisur të qarkullojnë zëra për një krisje mes tyre. Një nga detajet që ka nxitur dyshimet është fakti se Ledri dhe Xhensila nuk rezultojnë më të ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Në rrjet po aludohet gjithashtu se në mes mund të ketë hyrë xhelozia, megjithatë deri tani nuk ka asnjë deklaratë nga dy artistët që ta konfirmojë këtë si shkak të një mosmarrëveshjeje apo ndarjeje.

Për raportin e tyre ka folur edhe gazetari Egzon Avdijaj, i ftuar në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus. Duke komentuar zhvillimet më të diskutuara të showbiz-it shqiptar, Avdijaj u ndal edhe te Ledri dhe Xhensila, duke evidentuar pikërisht faktin se ata nuk ndiqen më në Instagram.

Gazetari solli në vëmendje edhe një moment nga një koncert i fundit. Sipas videove të publikuara në rrjet, Ledri dëgjohet t’i drejtohet Xhensilës me fjalët “të dua”, një episod që kishte shtuar edhe më shumë diskutimet rreth afrimitetit të tyre.

Ai kujtoi gjithashtu një intervistë të mëparshme të Ledrit, në të cilën reperi nuk e kishte mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e një lidhjeje me këngëtaren.

Pavarësisht aludimeve të fundit, situata mbetet e paqartë. Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj nuk e kanë konfirmuar publikisht se kanë qenë në një lidhje romantike dhe, po ashtu, nuk kanë njoftuar ndonjë ndarje.

Për momentin, mungesa e ndjekjes në Instagram dhe pretendimet për xhelozi mbeten elementet mbi të cilat janë ngritur aludimet në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dy artistët do të reagojnë publikisht.