LAJME / E Hënë 6 Korrik 2026, 21:09

Publikohen pamjet nga VITA kur hyjne mbi 15 persona

Pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale kanë rikthyer në qendër të vëmendjes zhvillimet që lidhen me kompaninë “Vita”, ndërsa në video shihet një grup prej më shumë se 15 personash duke hyrë në ambientet e fabrikës.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në Facebook dhe ka nxitur reagime të shumta, pasi në të dëgjohet pretendimi: “Ky është nga konkurrenca dhe këshilltarja e ministrit”. Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me identitetin e personave që shihen në pamje apo rolin e tyre në këtë ngjarje.

Drejtori i përgjithshëm i qumështores “Vita”, Artan Spahija, ka kërkuar publikimin sa më të shpejtë të rezultateve të analizave laboratorike të mostrave të marra nga autoritetet, duke deklaruar se kompania është e bindur për cilësinë dhe sigurinë e produkteve të saj.

Në një konferencë për media, Spahija u shpreh se rezultatet duhet të bëhen publike pa vonesa, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat dhe kompania të vazhdojë normalisht aktivitetin e saj.

“Le të dalin sa më shpejt rezultatet. Jam i bindur që janë 100% të pastra,” deklaroi Spahija.

Ai sqaroi se vendimi për pezullimin e përkohshëm të grumbullimit të qumështit nuk është marrë nga institucionet shtetërore, por nga vetë bordi i kompanisë, në pritje të përfundimit të analizave laboratorike. Sipas tij, mostrat janë marrë gjatë një inspektimi të zhvilluar në fabrikë, ndërsa kompania është e gatshme të rifillojë punën menjëherë sapo të publikohen rezultatet.

Spahija tha se në aksionin inspektues kanë marrë pjesë një numër i madh personash dhe se kompania ka kërkuar sqarime lidhur me përbërjen e grupit që zhvilloi kontrollin. Ai shtoi se dokumenti zyrtar që iu është dorëzuar kompanisë lidhej me një vendim për kontroll urgjent.

Ndërkohë, drejtuesit e kompanisë kanë bërë apel që institucionet kompetente t’i përfundojnë analizat sa më shpejt dhe t’i publikojnë rezultatet, duke theksuar se kjo është në interes të konsumatorëve, fermerëve dhe vetë kompanisë.

Rezultatet laboratorike priten të përcaktojnë nëse produktet e analizuara përmbushin standardet e sigurisë ushqimore. Deri në publikimin e tyre, procesi mbetet në pritje të konfirmimit zyrtar nga institucionet përgjegjëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE