LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 12:12

PS feston ditëlindjen e 35-të sot në Tiranë, Rama: Urime për çdo anëtar të familjes

Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e lindjes me një organizim në Sheshin ‘Italia’ në Tiranë.

Në një postim në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të familjes së madhe politike.

Kreu i PS shton se minisioni historik i kësaj partie është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“MIRËMËNGJES
dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE