
TIRANË- Moderatori i njohur Bledi Strakosha i është nënshtruar një ndërhyrje të vështire kirurgjikale në një spital privat në Tiranë, pasi dyshohet se ka pësuar
goditje në tru. Për më shumë se 12 ditë ai ka qëndruar në spital, ndërsa pas rikuperimit ka ndarë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij, por edhe mjekët që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.
“Ka periudha në jetë që të bëjnë të ndalosh, të reflektosh dhe të kuptosh edhe më shumë se sa e çmuar është jeta dhe njerëzit që ke pranë. Sot, me shumë
mirënjohje, dua t’ju falënderoj të gjithëve për çdo mesazh, telefonatë, fjalë të mirë, lutje dhe mendim pozitiv që më keni dhuruar gjatë kësaj periudhe jo të lehtë shëndetësore për shkak të një ndërhyrjeje delikate dhe të vështirë.
Fatmirësisht, gjithçka shkoi shumë mirë falë ekipit të drejtuar nga Profesor Eugen Enesi. Faleminderit edhe doktoreshë Vojsava Leka dhe Stela Dodaj që më ndoqën për 12 ditë me një përkushtim të rrallë. Faleminderit që ishit pranë meje, veçanërisht familjes sime. Mirënjohje nga zemra!’, shkruan Strakosha në një postim në rrjetet sociale.
