LAJME / E Diel 3 Gusht 2025, 13:01

Propozimi per martesë perfundon në tragjedi, nusja dhe piloti ne gjendje te rende

Një moment që duhej të ishte i paharrueshëm për dashuri, përfundoi në tragjedi në Adana të Turqisë. Një avion i vogël i tipit “Ultra Light” u rrëzua në një plantacion agrumesh, vetëm pak sekonda pasi një vajzë tha “Po” në një propozim martese nga ajri.

Ngjarja ndodhi në zonën Yüre?ir, pranë pistës “Kelaynak”. Në bord ndodheshin piloti 39-vjeçar Burak Yürekli dhe ?eyda Do?an, e cila ishte ftuar në fluturim nga partneri i saj. Përmes radios, ai i bëri propozimin për martesë nga toka, ndërsa ?eyda tha “Po” me emocion.

Pamjet e regjistruara nga të pranishmit tregojnë momentin e përgjigjes së saj, por gëzimi zgjati shumë pak: avioni humbi kontrollin dhe u përplas në një fushë pranë pistës.

Të dy pasagjerët u transportuan me urgjencë në Spitalin Universitar të Adanasë dhe raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet turke kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE